51 aksidente dhe 27 të arrestuar gjatë 24 orëve

22.10.2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së hënë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente komunikacioni. 24 aksidente u raportuan me të lënduar, ndërsa 27 të tjera vetëm më dëme materiale. Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 758 […]

51 aksidente dhe 27 të arrestuar gjatë 24 orëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së hënë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente komunikacioni.

24 aksidente u raportuan me të lënduar, ndërsa 27 të tjera vetëm më dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 758 tiketa dënimi.

Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm dje janë arrestuar 27 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa 8 persona janë në vuajtje të dënimit.