41 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

18.11.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme […]

41 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 19 të arrestuar në 24 orët e fundit Foto: Policia e Kosovës

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 768 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 19 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.