41 aksidente trafiku gjatë ditës së mërkurë, një me fatalitet

41 aksidente trafiku gjatë ditës së mërkurë, një me fatalitet
Eurolinda Zenelaj

15.04.2021 / Kronika

Si çdo ditë tjetër edhe e mërkura ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në tërë vendin kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,278 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të mërkurën policia ka arrestuar 34 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, poashtu një person është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 16 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO