25 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, 1 me fatalitet

24.08.2020

Nga raporti 24 orësh i policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 25 aksidente trafiku. Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën kanë ndodhur 25 aksidente trafiku, një me fatalitet, 7 prej tyre me të lënduar dhe 17 të tjera […]

25 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, 1 me fatalitet Foto: Ilustrim

Nga raporti 24 orësh i policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 25 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën kanë ndodhur 25 aksidente trafiku, një me fatalitet, 7 prej tyre me të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 1027 tiketa për shkelësit e rregullave në trafik.

Në raportin e policisë gjithashtu është bërë e ditur se janë arrestuar 26 persona ku prej tyre 13 janë në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.