19 raste të vjedhjeve dhe 38 persona të arrestuar në Suharekë për dy muaj

02.03.2021

Rastet e vjedhjeve dhe rastet për tentim vjedhje po thuajse raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës. Raste të kësaj natyre të cilat janë mjaftë shqetësuese për shoqërinë raportohen edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 46 raste të […]

19 raste të vjedhjeve dhe 38 persona të arrestuar në Suharekë për dy muaj Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve dhe rastet për tentim vjedhje po thuajse raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Raste të kësaj natyre të cilat janë mjaftë shqetësuese për shoqërinë raportohen edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 46 raste të vjedhjeve dhe 36 raste të vjedhjeve të rënda.

Raste të tilla janë raportuar edhe në dy muajt e parë të vitit 2021, të cilat janë në numër të konsiderueshëm.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se nga fillimi muajit janar deri në fund të muajit shkurt nga qytetarët e Komunës së Suharekës janë raportuar 19 raste të vjedhjeve dhe 4 raste tentim për vjedhje.

Gjithashtu, Sylaj ka bërë të ditur se në këta dy muaj në Komunën e Suharekës janë arrestuar 38 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, duke shtuar se 13 persona të arrestuar janë ndaluar për 48 orë.