118 aktakuza kundër 139 personave brenda 24 orëve në Kosovë

30.09.2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetëmbëdhjetë (118) aktakuza kundër njëqindetridhjetenëntë (139) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit […]

118 aktakuza kundër 139 personave brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetëmbëdhjetë (118) aktakuza kundër njëqindetridhjetenëntë (139) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit njofton se ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në komunën e Prishtinës, me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar, afro 150 gr substancë narkotike e llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale dhe disa qese plastike.

Po ashtu, me rastin e ndalimit të një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, për lëshimin e urdhrit për sekuestrim të përkohshëm. Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) qese plastike ku brenda saj kishte 5 qese të dyshuar për narkotikë e llojit “marihuan”, me peshë 3.55 gram.
– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “marihuan”, me peshë 5.51 gram.
– Një (1) pako me rizlla me mbishkrimin “OCB SLIM”,
– Një (1) gavanoz qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë, e llojit “marihuan”, me peshë 52 gram.

Gjithashtu, në Prokurorinë Themelore të Pejës janë sekuestruar, një kamion “Mercedess”,çelësat e kamionit, dhe masë drusore në sasi prej 13 trupash me dimensione 6 metërshe.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, 
gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë. Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar, afro 150 gr substancë narkotike të llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale dhe disa qese plastike. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren,
 gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ku me rastin e ndalimit të tij, është kryer edhe bastisje.

Prokuroria Themelore e Pejës, 
gjatë ditës së premte janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, prokuroria themelore e Pejës, ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni “Mercedess”, çelësat e kamionit, dhe masë drusore në sasi prej 13 trupash me dimensione 6 metërshe. Gjatë 24 orëve të datës 27 shtator Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan,
 në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,
 gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.