VV-ja: Blerim Kuçi, shpërblehet me tender 1.7 milion euro

11.09.2019

Lëvizja Vetëvendosje, në Suharekë në një postim në faqen e tyre, kanë shprehur pakënaqësi rreth kontratës ” Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë- Sheshi në Suharekë”. Sipas VV-së, kurdisja e kontratave përmes kritereve për kapacitetet teknike dhe profesionale tashmë është bërë e zakonshme në Komunen e Therandës, ku sipas tyre një gjë e ngjashme kishte […]

VV-ja: Blerim Kuçi, shpërblehet me tender 1.7 milion euro Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Lëvizja Vetëvendosje, në Suharekë në një postim në faqen e tyre, kanë shprehur pakënaqësi rreth kontratës ” Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë- Sheshi në Suharekë”.

Sipas VV-së, kurdisja e kontratave përmes kritereve për kapacitetet teknike dhe profesionale tashmë është bërë e zakonshme në Komunen e Therandës, ku sipas tyre një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe tek kontrata për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “UKË BYTYQI”.

Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë:

“Në këtë kohë fushate, Blerim Kuçi (kandidat për deputet nga AAK) shpërblehet me tender 1.7 milion euro.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë është duke e përcjellur me kujdes kontratën me titull “Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë -Sheshi në Suharekë”

Më datë 13.08.2019 ka qenë takimi për hapjen e ofertave për këtë tender në të cilin kanë ofertuar 4 Operator Ekonomik, ndërsa më datë 04.09.2019 është shpallur fituesi i kësaj kontrate.

Fitues i kësaj kontrate është operatori ekonomik i treti për nga çmimi më i lirë N.P.N. “HIDROTERM”, ky OE ishte në pronësi të Blerim Kuçit ndërsa tash është në pronësi të djalit të tij.

Duke i parë kriteret e kërkuara tek kapacitetet teknike dhe profesionale gjatë hapjes së kontratës, menjëherë pothuajse është ditur emri i operatorit ekonomik fitues.

Kurdisja e kontratave përmes kritereve për kapacitetet teknike dhe profesionale tashmë është bërë e zakonshme në Komunen e Therandës, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe tek kontrata për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “UKË BYTYQI”.