Suharekë: Përurohet renovimi i çerdhes së qytetit “Fluturat”

20.09.2019

Çerdhja e qytetit “Fluturat”, u përurua sot, pas renovimit total nga fondacioni “Valon Vataj”. Në përurim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Fondacioni “Valon Vataj”, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe vartësit e tij si dhe përfaqësues nga kjo çerdhe, fëmijë dhe prindër. Fjalë rasti në këtë ceremoni ka pasur kryetari Muharremaj, i cili […]

Suharekë: Përurohet renovimi i çerdhes së qytetit “Fluturat” Foto: Ilustrim

Çerdhja e qytetit “Fluturat”, u përurua sot, pas renovimit total nga fondacioni “Valon Vataj”.

Në përurim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Fondacioni “Valon Vataj”, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe vartësit e tij si dhe përfaqësues nga kjo çerdhe, fëmijë dhe prindër.

Fjalë rasti në këtë ceremoni ka pasur kryetari Muharremaj, i cili ka thënë: “Ky institucion më së shumti i gëzon fëmijët, por edhe të gjithë neve, sepse fëmijët janë shpresa dhe e ardhmja jonë”. “Dua t’a falënderoj z.Valon Vataj për kintributin e dhënë për renovimin total të kësaj çerdheje”, ka thënë ndër të tjerash, kryetari Muharremaj.

Fjalë rasti ka pasur edhe përfaqësuesi i fondacionit “Valon Vataj”, z.Valon Vataj, i cili ka thënë: “Sot është dita më e lumtur e jetës time që i gëzuam këta fëmijë, sepse fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi”.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe drejtoresha e çerdhes znj.Arlinda Bajraktari e cila i ka falēnderuar për këtë investim, kryetarin Muharremaj dhe përfaqësuesit e fondacionit.