Qeveria do të ndërtojë 9 shtëpi në Suharekë

23.05.2019

Nga 3 milion e 200 mijë euro që do të ndajë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ndertimin e 273 shtepive,  në Komunën e Suharekës do të ndërtohën 9 shtëpi per komunitetet. Në bazë të njoftimit për kontratë që ka publikuar MMPS’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shihet se më […]

Qeveria do të ndërtojë 9 shtëpi në Suharekë Foto: Ilustrim

Nga 3 milion e 200 mijë euro që do të ndajë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ndertimin e 273 shtepive,  në Komunën e Suharekës do të ndërtohën 9 shtëpi per komunitetet.

Në bazë të njoftimit për kontratë që ka publikuar MMPS’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shihet se më së shumti shtëpi do të ndërtohen në Prizren dhe Fushë Kosovë.

Vetëm në këto dy komuna do të ndërtohen mbi 120 shtëpi.

“Pejë 15 shtëpi, Deçan 2 shtëpi, Klinë 5 shtëpi, Istog 6 shtëpi, Gjakovë 18 shtëpi, Prishtinë 5 shtëpi, Obiliq 7 shtëpi, Fushë Kosovë 32 shtëpi, Lipjan 12 shtëpi, Podujevë 4 shtëpi, Shtime 6 shtëpi, Gjilan 1 shtëpi, Ferizaj 35 shtëpi, Mitrovicë 1 shtëpi, Leposaviq 2 shtëpi, Skenderaj 1 shtëpi, Prizren 92 shtëpi, Dragash 12 shtëpi, Rahovec 1 shtëpi, Suharekë 9 shtëpi, Mamushë 7 shtëpi”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Të gjitha kompanitë e interesuara për ndërtimin e këtyre shtëpive, mund të dorëzojnë ofertat për tender jo më larg se 12 qershor të këtij viti.