Problemet me rrymë, lënë qytetarët e Suharekës pa ujë!

08.09.2019

Mëngjesi i së dielës ka zbardhur qytetin e Suharekës pa furnizim me ujë të pijshëm, kjo nga problemet e shkaktuara nga mosfurnizimi me energji elektrike i pompave të ujit në Malësi të Re. Disa qytetarë janë ankuar që nga ora 19:00 e së shtunën e deri më tani 10:00 furnizimi me ujë është ndërprerë. Urim […]

Problemet me rrymë, lënë qytetarët e Suharekës pa ujë! Foto: Ilustrim

Mëngjesi i së dielës ka zbardhur qytetin e Suharekës pa furnizim me ujë të pijshëm, kjo nga problemet e shkaktuara nga mosfurnizimi me energji elektrike i pompave të ujit në Malësi të Re.

Disa qytetarë janë ankuar që nga ora 19:00 e së shtunën e deri më tani 10:00 furnizimi me ujë është ndërprerë.

Urim Bytyqi, Operator i rrjetit të Hidroregjionit Jugor në një përgjigje për SuharekaOnline ka treguar se pompat e ujit në fshatin Malësi e Re kanë mbetur pa furnzim me energji elektrike si pasojë e një avarie.

Njëkohësisht Bytyqi ka njoftuar se furnizimi me ujë së shpejti do të kthehet në normalitet.