LDK e Suharekës: Degradohet edhe më tutje arsimi në Therandë

11.11.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka akuzuar qeverisjen aktuale në Suharekë që po bënë hakmarrje politike në fushën e arsimit. “ Vazhdon pamëshirshëm goditja si ndaj arsimit therandas ashtu edhe ndaj përsonelit arsimor që nuk janë pjesë e partisë së kryetarit Muharremaj. Nominimet partiake prodhuan rezulate shqetësuese për mbarëvajtjen e […]

LDK e Suharekës: Degradohet edhe më tutje arsimi në Therandë Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka akuzuar qeverisjen aktuale në Suharekë që po bënë hakmarrje politike në fushën e arsimit.

“ Vazhdon pamëshirshëm goditja si ndaj arsimit therandas ashtu edhe ndaj përsonelit arsimor që nuk janë pjesë e partisë së kryetarit Muharremaj.

Nominimet partiake prodhuan rezulate shqetësuese për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Mjafton të inspektohen shkollat si: “Dituria” Samadrexhë, “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë, “Ramë Bllaca” në Bllacë, “Abdyl Ramaj” në Shirokë etj., për tu verifikuar një fenomen tepër shqetësues për prindërit dhe nxënësit: humbja enorme e orëve mësimore, e cila po ndodhë si pasojë e mosveprimit të DKA-së.

Vetëm në muajin e fundit, hakmarrjes politike iu nënshtruan drejtorët e shkollave: “Shaban Mazreku” Sopijë, “Abdyl Ramaj” Shirokë, të cilëve nuk i janë vazhduar mandatet.

Kryesia e degës së LDK-së në Therandë, gjithmonë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me nëpërkëmbjen e vlerave edukative-arsimore që po bëhen nga qeverisja komunale e AAK-së” thuhet në reagimin e LDK-së.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit LDK në Suharekë ka fituar bindshëm duke lë në vendin e dytë partinë e kryetarit Muharremaj.