Komuna e Suharekës liron parkingun për mërgimtarët

15.07.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. “Nga sot, e deri më 16.08.2019, parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë”, ka shkruar […]

Komuna e Suharekës liron parkingun për mërgimtarët Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

“Nga sot, e deri më 16.08.2019, parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Vendimin që komunarët e shohin si lehtësim për diasporën, po e mirëpresin ata që do ta shfrytëzojnë këtë hapësirë.

Pika 1 e vendimit thotë se “Urdhërohet Drejtoria për Administratë, sektori për shërbime të përbashkëta se nga data 15.07.2019 deri më 16.08.2019 të gjitha automjetet private me tabela të huaja ju lejohet hyrja dhe shfrytëzimi i parkingut në oborrin e Komunës”.

Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se “Mos respektimi i kësaj udhërese administrative do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform dispozitave ligjore dhe akteve tjera nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”.

Sipas Kryetarit Muharremaj kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve administrative.

“Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj”.