Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

24.08.2019

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë, ku prej tyre 520 familje janë nga Komuna e Suharekës. Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e […]

Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë, ku prej tyre 520 familje janë nga Komuna e Suharekës.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Të gjitha këto skema, buxhetit të Kosovës, vitin e kaluar i kanë kushtuar më shumë se 416 milionë euro, apo 20 për qind të shumës së përgjithshme, thuhet në një hulumtim të Institutit për Studime të Avancuara GAP, të titulluar “Si shpenzon shteti paratë tona?”

Sipas ligjit, këto familje, si pjesë e skemave sociale, marrin një pagesë prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Në asistencë sociale hyjnë ato familje  që  nuk kanë kurrfar burimi të të ardhurave  për jetë,  në  kategorinë  e parë hynë familjet pa të ardhura  dhe me të sëmur( për këtë vendos  komisioni mjeksor i  MPMS), ndërsa në  kategorinë e dytë,  antarë  të familjës,  që  nuk kanë të ardhura,   nuk punojnë,  janë të  pa aftë për punë  dhe kanë  një fëmijë nën 5 vjet.

Pos  ndihmës  sociale,  keto familje herë pas here  ndihmohen edhe me pako ushqimore  nga  ndonjë donator  apo  shoqatë bamirëse, pastaj kanë  lehtësi në shëndetësi në bazë të kartonit familjar  nuk participon te  mjeku   apo në  spital, po ashtu kanë lehtësira edhe në energji elektrike, ku deri në 400 KV në muaj, ua  hek shpenzimet MPMS-ja.

Shuma prej 50 deri 150 euro në muaj është e pamjaftueshme. Shuma e ndihmës sociale vetëm mund të parandalojë për të mos degradojë më keq. Përndryshe, parashihet me mjete tjera të stimulohet familja, aty ku ka mundësi të punësohet ndonjë anëtar i familjes. Sepse kjo gjendje është vetëm sa për t’i mbajtur gjallë.

Nga hulumtimet e bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, ishte theksuar se vlera e asistencës sociale për një muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre.

Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro në vit, shumë kjo që nuk siguron një standard të mirë jetësor për qytetarët.