Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Mamushë

05.03.2024

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një të dyshuar me inicialet M.S. prej 48 orëve në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Mamushë Foto: Ilustrim

Në njoftimin për media të Prokurorisë, thuhet se dyshohet se i njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftim.