Raporti vjetor i 2023-tës, Policia shqiptoi 30 mijë gjoba më shumë

01.02.2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, të enjten ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2023, me ç’rast janë shqiptuar 30 mijë gjoba më shumë se në vitin 2022 e janë pezulluar 2400 patentë-shoferë.

Raporti vjetor i 2023-tës, Policia shqiptoi 30 mijë gjoba më shumë Foto: Stacioni i Policisë, Suharekë

E gjatë vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka rritur edhe reagimin e saj në kohë. Nga 40 minuta sa e kishte gjatë vitit 2022, PK vitin e kaluar reagimin e kishte për 14 minuta.  

Drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, nënkolonel, Basri Shabani, tregoi kronologjikisht për punën që ka bërë ky institucion i sigurisë.

“Kjo analizë vjetore e Drejtorisë Rajonale  të Policisë në Prishtinë vjen pas zhvillimit  të suksesshëm të analizave mujore e vjetore  në të gjitha figurat e Policisë në Rajonin e Policisë së Kosovës, përfshirë sektorët dhe njësit rajonale të stacionit policorë, prej te cilave kemi evidentuar detyrat dhe objektivat e realizuara dhe problemet e punës për të ardhmen”, tha Shabani.

“Rajoni Prishtinës është një ndër rajonet më të rëndësishme të Policisë së vendit për faktin se është qendra më e rëndësishme dhe më e madhe në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtarë. Gjatë vitit 2023 është punuar në drejtim të realizimit objektivave përmes programeve të cilat kanë pasur për synim kryesor përmirësimin në vazhdimësi të  parametrat e rendit e sigurisë publike, duke dhënë përparësi luftës të pa kompromise kundër kriminalitetit”, tha tutje ai.

“Gjatë kësaj periudhe është menaxhuar suksesshëm veprimtaria e Policisë për përmbushjen emisionit, dhe detyrave institucionale të saj, kjo nëpërmjet planifikimit më të mirë të Komunës, ndjekjes në vazhdimësi të realizimit të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës dhe zhvillimet e analizave të detajuara bashkëpunimit më të mire prokurorisë, gjykatës e të akterëve relevant”, tha tutje Shabani.

Krahas sigurisë në vend, Policia i ka përcjellë mbi 20 mijë raste të dyshimta në Prokurori, ndërsa janë parandaluar krime të ndryshme e arrestuar persona të dyshimtë.

“Stafi drejtues ka analizuar ne vazhdimësi situatën konkrete të renditë të sigurisë se. Për këtë periudhë analizuese janë arritur objektivat e planifikuara strategjike dhe operative ku nga Policia rajonale janë evidentuar 20 mijë e 831 raste të cilat kanë administruar dhe përcjellur për institucionet përkatëse të drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe  kohore janë realizuar me sukses  mbi plane operative nga më te ndryshmet me të cilën kanë rezultuar në parandalimin e krimeve dhe arrestimin e personave të dyshuara gjithashtu”, u shpreh ai.