Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

26.03.2024

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik.

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 22 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 48 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.