Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 900 gjoba në trafik

09.03.2024

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1943 gjoba në trafik.

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 900 gjoba në trafik Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku një aksident trafiku ka qenë me fatalitet, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 29 persona.

Policia njofton se 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.