Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

21.03.2024

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2396 gjoba në trafik.

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 13 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 12 persona.

Ndërkaq 2 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona në vuajtje të dënimit.