Nga një muaj paraburgim për zyrtarin policor dhe qytetarin

26.02.2024

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka shqiptuar nga një muaj paraburgim zyrtarit policor dhe një qytetari, për rastin e ryshfetit.

Nga një muaj paraburgim për zyrtarin policor dhe qytetarin Foto: Ilustrim

Zyrtari policor dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa qytetari dyshohet për dhënie ryshfeti.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ‘Dhënia e ryshfetit’’, thuhet në njoftimin e gjykatës.