Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia

15.03.2024

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje e përberë nga Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë.

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia Foto: Ilustrim

Sot më 15 mars, në magjistralen Bujanovc – Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti  me targa serbe dhe me drejtues shtetas i Serbisë.

“Gjate kontrollit të automjetit është parë se kishte të ngarkuar mallra ushqimore të cilat i kishte sjellë përmes rrugëve ilegale”, njofton Dogana e Kosovës.

“Automjeti me mallra është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, njofton tutje Dogana e Kosovës.