Dhuna në familje, në 24 orë, tre burra rrahën gratë – një djalë rrahu nënën

23.03.2024

Katër raste të dhunës në familje, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

Dhuna në familje, në 24 orë, tre burra rrahën gratë – një djalë rrahu nënën Foto: Ilustrim

Një rast ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, derisa ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Nën ndikimin e alkoolit, edhe një tjetër në Ferizaj po dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas dhe djalit.

Një i dyshuar tjetër, është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

E një tjetër është prangosur në Prizren sepse dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, njofton policia.