“Vaksinën duhet ta testojnë politikanët, nëse është e saktë shpëtojnë politikanët, nëse nuk është e saktë shpëton populli”

Me ndjenjë ç’orientuese konstatoj se filloi cikli edukues dhe ç’edukues nëpër të gjitha shkollat (kazermat) e vendit tonë, me udhëheqës me kompetenca të ngatërruara.

Me një frymë revolucionare filloi këto ditë, kjo fazë edukuese e brezit tonë të ri, i cili me patjetër duhet riedukuar ne një periudhë me të paqtë se sa kjo këtu në vendin tonë që dikur ishte aq i dashur e i shtrenjtë për ne ose diku jashtë këtij vendi tani të admirueshëm për klasën politike të cilëve ua mbushi xhepat duke i varfëruar qytetarët.

Me zell te shtirë prindërit shoqëronin fëmijët ne kopshte e shkolla, ku prapa buzëqeshjes kishte ankth, frikë, mosbesim, etj. Kudo maska, dhe vetëm maska, me lule, me arusha, me ngjyra e te thjeshta e për çfarë? Për qëllimin e mirë të mbrojtjes? Pompoziteti i medieve trumbeton përdorimin e maskave, pa e vrarë mendjen se mund tu shkaktohen dëmtime nxënësve të ciklit të ulët dhe të lartë nga kohëzgjatja e përdorimit të maskave, konstatuar nga një grup ekspertesh te sinqertë të fushës!? Në distancën mbi një metër dhe jo ballë për ballë të qëndrimit në orën mësimore assesi nuk mund të ketë transmetim.

Infektimi do të ndodh jashtë klasës, kudo, kur ata nuk janë në mbikëqyrje nga askush. Asnjë plan, asnjë rekomandim, asnjë sugjerim për këtë pjesën më të rrezikuar të kohës në dispozicion të fëmijëve e adoleshenteve tanë nxënës. Ishim në fazat e fundit të tejkalimit të traumës së më hershme e cila stërgjati jashtë mase, kur befas na doli edhe kjo e mbarsur me dezinformata të llojllojshme të cilat mbesin pezull ashtu të pohuara dhe nga askush të mohuara.

Ja një gënjeshtër: Marrin pare për çdo viktimë nga Covidi, pastaj gënjeshtra mbetet e papërfunduar se në xhepat e kujt shkojnë ato para, këto shpifje i ilustrojnë me shembuj”konkret”. E arritëm këtë ditë që disa maska të mbulohen me maska! Në kopshte e shkolla u priten ndryshe fëmijët kësaj radhe, të cilët mbase do t’i pret një cikël i gjatë torturash psikike te përditshme, duke filluar nga përballje me imazhin e zymtë te punëtorëve të maskuar tek dera, pastaj me më shumë fytyra të tjera me tiparet e fshehura nën maskë të mësuesve, pa buzëqeshje, por me sy të ngulur qe tregojnë pasiguri e frikë.

A thua virusi qenkësh një bombolë gazi mbytës e lotsjellës dhe pa maskë plandosesh për tokë. Kemi bashkëjetuar me viruse dhe baktere e mbase do vazhdojmë edhe më tej. Deklarimi (shkresa) për fëmijët e prindërit, si dokument zyrtar, veç sa shton ankthin tek ta. Mbase duhet të deklarohen nën betim fëmijët se nuk do t’i përqafojnë më gjyshërit dhe prindërit e tyre deri sa të përfundoj ky vit shkollor?!

Një slogan(batutë) e goditur: “Vaksinën duhet ta testojnë politikanët, nëse është e saktë shpëtojnë politikanët, nëse nuk është e saktë shpëton populli”.

Shkruan – Xhemajl Kolgeci

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.