Ku mbetën “vijat e kuqe”?

  • 15.08.2020
Ku mbetën “vijat e kuqe”?

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, ndër të tjera, janë karakterizuar nga një qëndrim pothuajse i të gjitha partive politike për të mos bërë koalicion me PDK-në. Ky qëndrim u artikulua zëshëm gjatë gjithë fushatës zgjedhor por edhe pas përfundimit të zgjedhjeve dhe u shoqërua me togfjalëshin “vijat e kuqe”.

Pra, ata thoshin se kishin “vija të kuqe” për PDK, për të mos hyrë në asnjë formë në një koalicion qeverisës, edhe pse PDK pas zgjedhje ishte deklaruar vetë se nuk do të përfshihej në qeveri në asnjë lloj koalicioni. Në gjithë këtë kohë, partitë e pozitës dhe opozitës, vazhduan me “diferencimin” e PDK-së.
Sot, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Partitë e koalicionit qeverisës e duan PDK-në në qeveri, ndërsa LVV kërkon votat e saj për të rrëzuar qeverinë, dhe asnjëra palë nuk përmend më “vijat e kuqe” dhe nuk mohon koalicionin në të ardhmen me PDK-në.

Çfarë po ndodh në të vërtetë?! A ka ndryshuar PDK apo kanë ndryshuar partitë e tjera?! Ku mbetën “vijat e kuqe”? Ku mbetën parimet e trumbetuara aq shumë? Ku mbetën programet politike? Dhe mbi të gjitha, ku mbeti premtimi që ju dhanë qytetarëve dhe elektoratit të tyre? Të gjitha këto pyetje janë në qendër të debatit politik të Kosovës së ditëve të sotme.


Kjo situatë dhe ky ndryshim qëndrimesh që po na prezantohet sot, përfaqëson qartë normat morale e politike mbi të cilat funksionon politika në Kosovë në përgjithësi, dhe mbi të cilën funksionojnë partitë e “vijave të kuqe” në veçanti.

Në shikim të parë duket sikur përgjigja në pyetjet e parashtruara më sipër është e komplikuar dhe se do duhej një analizë e detajuar e shumë faktorëve dhe mendimeve. Por në të vërtetë kjo nuk është aq komplekse. Përgjigja është e thjeshtë dhe krejt e qartë: kemi të bëjmë me hipokrizinë politike, diçka që në Kosovën e sotme është bërë standard dhe është kthyer në normë.

Kjo qasje, mashtron njerëz, u merr votën, e përdor atë për gjithçka vetëm kurrë jo në emër dhe për llogari të të cilëve është kërkuar dhe marr- qytetarëve të Kosovës dhe të mirës së tyre. Sapo këto parti vijnë në pushtet harrojnë premtimet dhe atë shpirtin e “pastër” të para pushtetit.

Këto parti e kanë sofistikuar hipokrizinë politike në atë mase sa që e kanë vendosur një pjesë të konsiderueshme të elektoratit në huti dhe lajthitje të thellë, duke ju pamundësuar që të dallojnë se kush është i miri dhe kush i keqi.

E gjitha kjo shpërfaqë një të vërtetë të madhe dhe krejt të qartë: pa PDK-në nuk mund të ndodhin procese të mëdha dhe zhvillime pozitive për Kosovë. Të gjitha të tjera janë mashtrim me qëllimin e vetëm për të marrë pushtetin.

Shkruan – Prof.As. Dr. Ferat Shala

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë