Kombëtarja e Gjermanisë do ripërpunojë numrat në fanella, shkak ngjashmëria me simbolin nazist

02.04.2024

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB), do të ndryshojë shkronjat e numrat e përdorura, shkaku që një nga numrit lidhet me një simbol nazist.

Kombëtarja e Gjermanisë do ripërpunojë numrat në fanella, shkak ngjashmëria me simbolin nazist Foto: Toni Kroos do të jetë në skuadrën e Gjermanisë për Euro 2024. (© IMAGO / Sven Simon)

Fanella e re e “Die Mannschaft”, e promovuar përpara se Gjermania të presë Kampionatin Evropian në qershor dhe korrik, debutoi gjatë fitores së saj miqësore 2-0 ndaj Francës muajin e kaluar.

Numri katër në disenjin e ri është kritikuar për ngjashmërinë me shenjat e korpusit SS të nazistëve, shkruan IndeksOnline.

DFB-ja në një deklaratë zyrtare kanë thënë që:

“DFB-ja kontrollon numrat 0-9 dhe më pas ia dorëzon UEFA-s numrat 1-26 për shqyrtim”,

“Asnjë nga palët e përfshira nuk pa ndonjë afërsi me simbolizmin nazist në procesin e krijimit.

Kompania gjermane “Adidas” hoqi opsionet e personalizimit të fanellave për shiritin gjerman nga webfaqja e saj të hënën pasdite, pasi që simboli i korpusit SS është i ndaluar në Gjermani.