Asistim dhe gol i jashtëzakonshëm nga 30 metra, Zhegrova i pandalshëm në Ligue 1

04.02.2024

Edon Zhegrova ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e Lille në Ligue 1.

Asistim dhe gol i jashtëzakonshëm nga 30 metra, Zhegrova i pandalshëm në Ligue 1 Foto: Ilustrim

Në ndeshjen ndaj Clermont, ylli kosovar e ka nisur nga minuta e parë ku ka asistuar e shënuar brenda 45 minutave të para.

Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur Zhegrova asistoi për Andre që realizoi për 2-0.

E në minutën e 40-të, ylli dardan realizoi një gol spektakolar për ta ngritur epërsinë e skuadrës së tij në 4-0.

Ky ishte goli i tretë në Ligue 1 për prishtinasin dhe asistimi i pestë në elitën e futbollit francez.