Altin Zeqiri shënon dy gola në fitoren e Rizesporit

14.04.2024

Skuadra e Rizesporit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.

Altin Zeqiri shënon dy gola në fitoren e Rizesporit Foto: Ilustrim

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Altin Zeqiri, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, lojtari kosovar shënoi edhe një gol tjetër të bukur për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij prej dy golave.

Me këto dy gola, futbollisti “Dardan” shkon në kuotën e pesë shënimeve këtë edicion me fanellën e Rizesporit. Ai po ashtu ka bërë edhe pesë asiste.