Shqetësuese, për 24 orë në Kosovë regjistrohen 156 aksidente trafiku, një me fatalitet

04.08.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në tërë vendin janë regjistruar 156 aksidente në trafik, numër rekord ky, krahasuar me ditët paraprake, raporton SuharekaOnline. Prej […]

Shqetësuese, për 24 orë në Kosovë regjistrohen 156 aksidente trafiku, një me fatalitet Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në tërë vendin janë regjistruar 156 aksidente në trafik, numër rekord ky, krahasuar me ditët paraprake, raporton SuharekaOnline.

Prej tyre, 37 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 118 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së enjte një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.993 tiketa trafiku.