Shqetësuese, për 24 orë në Kosovë humbin jetën tre persona si pasojë e aksidenteve në trafik

07.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës enjte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Po edhe më shqetësues është fakti kur aksidentet përfundojnë […]

Shqetësuese, për 24 orë në Kosovë humbin jetën tre persona si pasojë e aksidenteve në trafik Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës enjte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Po edhe më shqetësues është fakti kur aksidentet përfundojnë me fatalitet. Tre aksidente trafiku dje gjatë ditës së enjte kanë përfunduar me pasoja fatale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 79 aksidente trafiku, prej tyre 25 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 51 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidentet që kanë përfunduar me fatalitet kanë ndodhur në: Autostradën “Ibrahim Rugova” segmenti Suharekë-Prizren, Podujevë dhe Klinë.

Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftimin e policisë për aksidentin e ndodhur në autostradë.

Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.” thuhet tutje në raportin e policisë për aksidentin me pasoja fatale në Podujevë.

Ndërsa, për aksidentin me fatalitet të ndodhur në Klinë në njoftimin e policisë thuhet: “Klinë 06.07.2023-12:45.  Raportohet për një aksident trafiku në mes  trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”.