Regjistrohen 15 aksidente trafiku gjatë muajit qershor në Suharekë

29.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Aksidente të trafikut gjatë muajit qershor janë raportuar në Stacionin e Policisë në Suharekë edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, shkruan SuharekaOnline. Sipas […]

Regjistrohen 15 aksidente trafiku gjatë muajit qershor në Suharekë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Aksidente të trafikut gjatë muajit qershor janë raportuar në Stacionin e Policisë në Suharekë edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, shkruan SuharekaOnline.

Sipas raportimeve të policisë, bëhet e ditur se gjatë muajit qershor, 2023, në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 15 aksidente të trafikut, të cilat përveç dëmëve materiale, kanë shkaktuar edhe lëndime trupore tek njerëzit.

Fatmirësisht gjatë muajit qershor, ashtu si në muajt e kaluar të këtij viti në Suharekë nuk është regjistuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Poashtu, gjatë periudhës së njëjtë kohore, Policia e Suharekës ka shqiptuar edhe 638 tiketa trafiku për kundërvajtje.