Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për të vizituar babanë e sëmurë

07.02.2025

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Prishtinë, ka njoftuar avokati i tij, Luka Misetiq.

Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për të vizituar babanë e sëmurë Foto: Ilustrim

Misetiq në platformën X, ka shkruar se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por se ajo u është mohuar nga Dhomat e Specializuara.

“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq.

Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke hapur debate mbi drejtësinë dhe trajtimin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler