Për 24 orë Policia gjobit mbi 490 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

28.01.2022

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me këtë virus dhe që nga viti i kaluar Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron në tërë vendin zbatimin e masave anti-COVID. Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka gjobitur 492 qytetarë për mosrespektim të masave kundër […]

Për 24 orë Policia gjobit mbi 490 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me këtë virus dhe që nga viti i kaluar Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron në tërë vendin zbatimin e masave anti-COVID.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka gjobitur 492 qytetarë për mosrespektim të masave kundër këtij virusi.

Autoritetet vazhdimisht kanë theksuar se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndryshe, në Kosovë fushata e vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër këtij virusi.