Për 24 orë policia arreston 24 persona të dyshuar, një në Suharekë

08.11.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku bëhet e ditur se prej tyre 18 janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, tre […]

Për 24 orë policia arreston 24 persona të dyshuar, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku bëhet e ditur se prej tyre 18 janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, tre persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, nga raporti i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se edhe në Suharekë është arrestuar një person i dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar , i dyshuari sipas raportit të policisë thuhet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Suharekë 05.11.2022 – 17:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se djali i tij  mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.