Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 62 aksidente trafiku

12.02.2022

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 38 të tjera […]

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 62 aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 2,285 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 të tjerë në vuajtje të dënimit.