Mbrojtja e Sali Asllanajt kundërshton 33 provat materiale të prokurorisë

  • 22.12.2018
Mbrojtja e Sali Asllanajt kundërshton 33 provat materiale të prokurorisë

Prokuroria  Themelore Prizren,  ka ngritur aktakuzë ndaj Sali Asllanajt, ish- kryetar i Suharekës, dhe dy zyrtarëve tjerë – Sherif Berishës, ish- drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdarit, drejtor i ShFMU “Bajram Curri”të Nishorit.

Tre të akuzuarit, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.


Avokati Sehad Haliti shtoi se sa i përket pjesës së aktakuzës se Sali Asllanaj ka shkaktuar dëm në vlerë prej 10 mijë e 550 Euro, të njëjtit i paraqitën gjykatës një ekspertizë financiare, nga e cila rezulton se në rastin konkret nuk ka dëm të shkaktuar, dhe avokati Haliti i propozoi gjykatës që njëherit edhe kjo ekspertizë të vlerësohet si provë nga gjyqtari i çështjes.

Sali Asllanaj,  tash i angazhuar si këshilltar i LDK-së në asamblenë komunale, deklaroi që qëndron pranë prentedimeve dhe të thënave të mbrojtësit të tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit Milatim Hajdari, avokati Blerim Bajrami, shtoi se gjithashtu së bashku me kërkesën e tyre gjykatës i kanë paraqitur edhe disa prova materiale të cilat konsideron se gjykata duhet ti administrojë dhe ti vlerësojë.

Prokurori i shtetit Mehdi Sefa, i cili zëvendësoi prokuroren Ervehe Gashi e cila e ka ngritur aktakuzën, pati kundërshtime me ekspertizën e paraqitur nga mbrojtja e Sali Asllanajt.

Kjo pasi që sipas prokurorit Mehdi Sefa, ekspertiza e paraqitur nga avokati Sehad Haliti, është në kundërshtim me kodin e procedurës penale, meqenëse sipas prokurorit Sefa mbrojtësi nuk ka paraqitur një kërkesë me shkrim në prokurori  për ekspertizë financiare, dhe nuk ka një refuzim apo aprovim nga ana e prokurorit, gjithashtu prokurori Sefa theksoi faktin se ”… avokati Sehad Haliti, këtë ekspertizë financiare ka qenë i obliguar në afat prej 14 ditësh pas përpilimit të ekspertizës financiare të njofton prokurorin e çështjes, dhe përderisa ekspertiza apoa analiza financiare është kryer me datë 30 nëntor, e njëjta më është dorëzuar sot në shqyrtimin gjyqësor pra me datë 21 ”.

Andaj prokurori i shtetit konsideron se kjo është provë e papranueshme dhe e sjellur në kundërshtim me dispozitat ligjore të kodit të procedurës penale.

Në përfundim gjyqtari i çështjes Artan Sejrani, pasi që përfundoi shqyrtimi i dytë, bëri me dije që pasi të vlerëson pretendimet e palëve, dhe varësisht se çfarë vendimi do të ndërmerret lidhur me kërkesat e mbrojtësve, palët do të njoftohen edhe për shqyrtimet e ardhshme gjyqësore raporton Kallxo.com.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë