3.
Kapen katër të dyshuar për vjedhjen e rëndë në Drenas
17.02.2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Drenas, më 31 janar të këtij viti.
Foto: Ilustrim
Katër të dyshuarit u arrestuan më 16 shkurt, pas një hetimi të gjatë nga organet kompetente.
Pas intervistimit nga hetuesit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.