Brenda 24 ore 49 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 26 të arrestuar

15.01.2022

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 12 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 37 të […]

Brenda 24 ore 49 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 26 të arrestuar Foto: Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime. / GettyImages

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 12 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,707 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 26 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjetrë në vuajtje të dënimit.