Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 23 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,167 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person në vuajtje të dënimit.