Iniciohet rast ndaj dy pronarëve të bizneseve në Suharekë për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore

18.08.2020

Të hënën është iniciuar rast ndaj një pronari të një lokali si dhe një pronari të një fushe sportive në Komunën e Suharekës, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, […]

Iniciohet rast ndaj dy pronarëve të bizneseve në Suharekë për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore Foto: Ilustrim

Të hënën është iniciuar rast ndaj një pronari të një lokali si dhe një pronari të një fushe sportive në Komunën e Suharekës, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, dje në intervale të ndryshme kohore, ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, për shkak se të njëjtit duke mos e respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, kanë hapur bizneset e tyre.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedure të rregullt.