Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 600 qytetarë

04.02.2021

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë është regjistruar numër më i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19. Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka thënë se situata me pandeminë në vendin tonë […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 600 qytetarë Foto: Ilustrim

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë është regjistruar numër më i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka thënë se situata me pandeminë në vendin tonë është e mirë duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit, shkruan SuharekaOnline.

Mirëpo, pavarësisht situatës me pandeminë, shumë qytetarë nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë të parandalimit të përhapjës së infeksionit dhe menaxhimit të situatës me pandeminë, e që ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020.

Nga Policia e Kosovës çdo ditë raportohet për numër të madh të qytetarëve të cilët nuk e respektojnë këtë ligj, për të cilin edhe gjobiten.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë policia ka dënuar 653 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 341 raste pozitive me COVID-19, 10 raste pozitive në Komunën e Suharekës.

Gjithashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën përveç rasteve pozitive janë regjistruar 3 viktima, në mesin e tyre një 40 vjeçar nga Suhareka.