Sllapuzhan, ia dëmtojnë veturën dhe i vjedhin pjesë të saj

07.01.2021

Të martën në fshatin Sllapuzhan të Suharekës nga persona të panjohur është dëmtuar një veturë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se të martën rreth orës 23:50 një person ka raportuar në polici se i është dëmtuar vetura nga persona të panjohur. Gjithashtu është bërë e ditur së viktimës të dyshuarit ia […]

Sllapuzhan, ia dëmtojnë veturën dhe i vjedhin pjesë të saj Foto: Ilustrim

Të martën në fshatin Sllapuzhan të Suharekës nga persona të panjohur është dëmtuar një veturë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se të martën rreth orës 23:50 një person ka raportuar në polici se i është dëmtuar vetura nga persona të panjohur.

Gjithashtu është bërë e ditur së viktimës të dyshuarit ia kanë dëmtuar me mjet të mprehtë tri gomat e veturës se tij, po ashtu i kane vjedhur edhe njërën targë të regjistrimit  dhe një radiokasetofon.