104 aksidente trafiku gjatë ditës së premte, dy përfundojnë me fatalitet

22.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

104 aksidente trafiku gjatë ditës së premte, dy përfundojnë me fatalitet Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 102 aksidente trafiku, prej të cilave 35 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 65 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së premte dy aksidente trafiku ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.578 tiketa trafiku për kundërvajtje.