Vranët e reshje shiu, parashikimi i motit për sot
01.04.2025
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, ndërsa ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë orëve të pasdites apo mbrëmjes.
Foto: Ilustrim
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 52 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.