Tërheqja e mjeteve nga Trusti – edhe Policia e Kosovës të enjten në protestë

15.06.2022

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri ka thënë se do të jenë të pranishëm në këtë protestë për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës. “Ne edhe gjatë organizimit të protestave nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi marr pjesë si kryesi ekzekutive e sindikatës për […]

Tërheqja e mjeteve nga Trusti – edhe Policia e Kosovës të enjten në protestë Foto: © Hallka Marketing Agency

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri ka thënë se do të jenë të pranishëm në këtë protestë për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës.

“Ne edhe gjatë organizimit të protestave nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi marr pjesë si kryesi ekzekutive e sindikatës për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu edhe këtë protestë edhe ne si kryesi e sindikatës do ta përkrahim dhe do të jemi prezent si kryesi ekzekutive e sindikatës për arsye se kërkesat e sindikatës së KEK-ut janë edhe kërkesat tona”, tha ai për EkonomiaOnline.

Zeqiri tha se në këtë protestë nuk do të përfshihen policia por vetëm kryesia e sindikatës, teksa shtoi se janë në dialog me Qeverinë e vendit dhe në pritje të një përgjigjeje për realizimin e kërkesave të tyre.

Ai tha se në rast se Qeveria ofron përgjigje negative atëherë janë të detyruar të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Do të jemi si kryesi ekzekutive, por Policia e Kosovës nuk ka organizuar ende protestë, aktualisht nuk e kemi në agjendë protestën me policinë e Kosovës për arsye se ende nuk i kemi harxhuar gjithë dialogun, pasi jemi në dialog me Qeverinë por kërkesat tona si Sindikatë e Policisë, ende nuk kemi marr përgjigje definitive se këto protesta nuk do të realizohen, dhe nuk e dëshirojë që Qeveria të na kthej përgjigjeje negative për kërkesat që i ka Sindikata e Policisë së Kosovës për të na detyruar edhe ne që të organizojmë një protestë dhe protesta me policinë është krejt n dorën e policisë se a donë me i pa policinë në rrugë apo jo.

Ne si kryesi e sindikatës do të jemi pjesë e protestës duke e përfaqësuar edhe Policinë e Kosovës, do të jemi aty për të përkrahur të drejtat e punëtorëve në përgjithësi. Në rast se vërtetë na mbyllen dyert nga Qeveria dhe marrim përgjigjeje negative definitivisht ‘jo’, kjo krejtësisht varet nga Qeveria se a donë t’i ketë policin në rrugë apo jo”, tha Zeqiri.