Vdekja e Jetullah Qelajt në Spitalin e Prizrenit, vëllau i tij tregon detaje

08.12.2020

Dje në Spitalin e Prizrenit ka vdekur 50 vjeçari nga Greikoci i Suharekës, Jetullah Qelaj. Sipas familjarëve ai ka vdekur në ashensorin e spitalit, krejt kjo si pasojë e vonesës së stafit shëndetësorë për transportimin e tij në repart tjetër. Vëllau i të ndjerit, Xheladin Qelaj ka dhënë detaje në RTV Dukagjini për rastin në […]

Vdekja e Jetullah Qelajt në Spitalin e Prizrenit, vëllau i tij tregon detaje Foto: Ilustrim

Dje në Spitalin e Prizrenit ka vdekur 50 vjeçari nga Greikoci i Suharekës, Jetullah Qelaj. Sipas familjarëve ai ka vdekur në ashensorin e spitalit, krejt kjo si pasojë e vonesës së stafit shëndetësorë për transportimin e tij në repart tjetër.

Vëllau i të ndjerit, Xheladin Qelaj ka dhënë detaje në RTV Dukagjini për rastin në fjalë ku ka thënë se vëllau i tij ka ndërruar jetë në ashensorin e spitalit nga pakujdesia e stafit spitalor tek sa po zhvendosej nga reparti i Urologjisë në një repart tjetër.

“Në repartin e Urologjisë po qëndronte i shtrirë vëllai dhe për të po kujdestaronte djali i tij. Ky i fundit më ka bërë telefonatë dhe më ka thënë eja urgjentisht se gota që pastronte oksigjenin është thyer. Derisa kanë gjetur një gotë kanë shkuar tre-katër minuta dhe niveli i saturimit të vëllai ka rënë shumë duke e rrezikuar jetën. Për atë arsye më ka thirr në ndihmë djali i vëllait” deklaron Qelaj.

“Kur kam shkuar aty kamë parë se vëllai po luftonte me jetën dhe afër tij ishin vetëm djali dhe gruaja e tij. Kam shkuar deri te dhoma e teknikut dhe e kam parë se ai po rrinte aty dhe qysh atëherë e ka thirr mjekun kujdestarë”.

“Kur ka ardhur mjeku kujdestarë e ka parë nivelin e ulët të saturimit, por që ishte duke u përmirësuar. Niveli i saturimit ishte rreth 59. Mjeku na ka thënë se me ketë nivel të saturimit ky pacientë e ka të vështirë mbijetesën. Ne kemi pasur frikë se ai do të vdesë rrugës por mjeku ka insistuar ta bëjmë transportin duke e furnizuar me oksigjen me bombolë pasi sipas tij edhe ashtu vëllai rrezikonte të vdesë. Më pas kanë ardhur edhe dy-tre mjekë nga reparti intenziv dhe së bashku kanë vendosur transportimin e që ne jemi pajtuar pasi ka vendosur mjekësia” ka thënë ai tutje.

Xheladin Qelaj thotë se ashensori i spitalit iu është bllokuar për shkak të problemeve teknike.

“Kanë marrë bombolën që e përdorë ndihma e shpejtë. E kamë parë që ka pasur pak shtypje për qka kam dyshuar se edhe ajo mund të jetë e zbrazët. Me një shpejtësi të mirë me shtrat lëvizës e kemi dërguar te ashensori. Asnjëri nga anëtarët e stafit nuk kanë pasur kartelë për të lëvizur ashensorin. Kanë kaluar tre-katër minuta derisa ka ardhur dikush që ka pasur kartelë. Pasi jemi futur në lift dhe jemi nisur, lifti na është bllokuar. 5-6 minuta na janë shpenzuar edhe këtu pasi që personi përgjegjës për rregullimit e liftit nuk është lajmëruar në telefon. Më pas ka ardhur një person që ka pasur një pajisje për të hapur liftin në mënyrë mekanike. Derisa është hapur lifti kanë kaluar edhe 5-6 minuta tjerë dhe kur kemi dalë nga lifti, vëllai ka qenë pa shenja jete” tha Qelaj.

Xheladin Qelaj ka thënë edhe pse vëllau i tij vdiq nga pakujdesia e stafit spitalor, aty ai ka parë mjekë të mirë të cilët po kujdesën për të spitalizuarit.

“Vëllai im ka shkuar, shpresoj të mos ketë viktima tjera për shkak të këtyre pakujdesive” tha Qelaj.