Vetaksidenti në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar, policia jep detaje

03.01.2022

Sipas raportimeve nga vendi ngjarjes një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar. Nga informacionet e siguruara bëhet e ditur se viktima është 14 vjeçar dhe nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës. I mituri i cili kishte qenë duke e drejtuar veturën, është rrokullisur me veturë. Si pasojë e vetaksidentit, ai […]

Vetaksidenti në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Sipas raportimeve nga vendi ngjarjes një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar. Nga informacionet e siguruara bëhet e ditur se viktima është 14 vjeçar dhe nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

I mituri i cili kishte qenë duke e drejtuar veturën, është rrokullisur me veturë. Si pasojë e vetaksidentit, ai ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri po ashtu i mitur, i cili gjendej në veturë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

“Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull  kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.