Suharekë, me rekomandim të Apelit, mbahet sërish shqyrtimi fillestar për uzurpimin e banesës familjare

28.10.2021

Kjo ka ardhur pasi që gjyqtari Suka me akvendim ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës, ndërsa mbrojtja e të akuzuarit R.Z, avokati Flamur Bllacaku, ka bërë ankesë brenda afatit ligjor, me arsyetimin se aktvendimi përmban shkelje esenciale të procedurës, pasi që mbrojtësi i të pandehurit nuk është pajisur me shkresat e lëndës Gjykata e […]

Suharekë, me rekomandim të Apelit, mbahet sërish shqyrtimi fillestar për uzurpimin e banesës familjare Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit - Dega Suharekë

Kjo ka ardhur pasi që gjyqtari Suka me akvendim ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës, ndërsa mbrojtja e të akuzuarit R.Z, avokati Flamur Bllacaku, ka bërë ankesë brenda afatit ligjor, me arsyetimin se aktvendimi përmban shkelje esenciale të procedurës, pasi që mbrojtësi i të pandehurit nuk është pajisur me shkresat e lëndës

Gjykata e Apelit në Prishtinë me vendimin PN.nr.795/2021 të datës 15 shtator 2021, ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit  e ka aprovuar si të bazuar dhe Gjykatën Themelore në Prizren-dega në Suharekë e ka obliguar në caktimin edhe një herë të shqyrtimit fillestar.

Në këtë seancë ka prezentuar prokurori Atnor Skoro, i akuzuari R.Z dhe mbrojtësi i tij avokati Flamur Bllacaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Suka e ka obliguar prokurorin që brenda afatit 7 ditor, ta pajis me shkresa të lëndës mbrojtësin e të akuzuarit R.Z, avokatin Flamur Bllacaku, ndërsa seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar më 29 nëntor 2021 në ora 9:00.

Sipas aktakuzës së Porkurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari R.Z nga data e pavërtetuar e vitit 1999 e në vazhdimësi, në mënyrë të kundërligjshme, uzurpon pronën e paluajtshme- banesën familjare që gjendet në rrugën “Fidanishtja” në Suharëkë, sipas ngastrës kadastralene 0-721160-46-02784-1-82-1-7-0 Zona Kadastrale në Suharekë, pronë e të dëmtuarit H.H nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës.

Seanca e shqyrtimit fillestar të çështjes muaj më parë është mbajtur edhe nga gjyqtari Robert Tunaj, por pasiqë i njejti lidhur me këtë çështje ka vendosur më parë në procedurë kontestimore, ka kërkuar lirimin e tij nga kjo lëndë.

Në këto rrethana gjykimi ka filluar nga e para, ku gjyqtar i kësaj çështje është caktuar Qemail Suka./BetimipërDrejtësi