Rritja e nivelit të sigurisë gjatë festave të fundvitit, Policia e Suharekës koordinohet me përfaqësues të bizneseve

09.12.2021

Në takimin ku morën pjesë edhe toger Bashkim Gashi, shef i operativës, Vehbi Bytyçi shef i hetimeve dhe përfaqësues të sektorëve të policisë është diskutuar për marrjen e masave parandaluese për dukuritë negative dhe rritjen e nivelit të sigurisë në bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve. Gjithashtu nga organet e rendit është apeluar te bizneset që […]

Rritja e nivelit të sigurisë gjatë festave të fundvitit, Policia e Suharekës koordinohet me përfaqësues të bizneseve Foto: Ilustrim

Në takimin ku morën pjesë edhe toger Bashkim Gashi, shef i operativës, Vehbi Bytyçi shef i hetimeve dhe përfaqësues të sektorëve të policisë është diskutuar për marrjen e masave parandaluese për dukuritë negative dhe rritjen e nivelit të sigurisë në bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve.

Gjithashtu nga organet e rendit është apeluar te bizneset që brenda hapësirave ku operojnë të bëjnë mbikqyrjen e zbatimit të masave anti-COVID.

Nga ana e të pranishmëve janë ngritur shqetësime për çështjen e ndriçimit publik në disa zona, qentë endacak, lëmoshë kërkuesit dhe mungesën e parkingjeve në disa raste.

Përfaqësuesit e bizneseve ndër tjera kanë falënderuar Policinë e Kosovës në Suharekë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë e treguar për ruajtjen e rendit dhe ligjit, duke premtuar që një bashkëpunim i tillë do të ofrohet edhe nga ana e tyre.

Gjatë takimit komandanti Afrim Sylaj ka paralajmëruar takime të ngjashme edhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të tjera në ditët në vijim.