Nxënësit e Shkollës Fillore në Sopijë, po e përfaqësojnë Kosovën në garat ballkanike të Robotikës

21.09.2022

E ardhmja i përket teknologjisë, e këtë e konfirmon edhe aktivitetet e shumta që po zhvillohen në vendin tonë. Më 31 korrik është mbajtur super finalja e Robotikës, ku nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shaban Mazreku” të fshatit Sopijë të Suharekës, ku treguan suksese në finale. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme këta […]

Nxënësit e Shkollës Fillore në Sopijë, po e përfaqësojnë Kosovën në garat ballkanike të Robotikës Foto: Ilustrim

E ardhmja i përket teknologjisë, e këtë e konfirmon edhe aktivitetet e shumta që po zhvillohen në vendin tonë.

Më 31 korrik është mbajtur super finalja e Robotikës, ku nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shaban Mazreku” të fshatit Sopijë të Suharekës, ku treguan suksese në finale.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme këta nxënës po e përfaqësojnë Kosovën në garën Ballkanike të robotikës.

Kosova Makers League ka theksuar se qëllimi jonë arrihet kur ne shohim buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve, plotë jetë dhe pasion për garën dhe frymë pozitive të respektit për njëri-tjetrin. E dje në darkën mirëseardhëse, këto karakteristika ishin shumë të dallueshme që nga momentet e para të takimit me ta.

Përgatitjet për këtë garë Ballkanike, nxënësit e SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë kishin filluar qysh nga fillimi i muajit gusht.

“Gara Regional e Robotikës 2022” mbahet në Kosovë, me datë 21 Shtator 2022, në kuadër të “Western Balkan Digital Summit”, ku ekipet nga Kosova do të garojnë me ekipet nga gjashtë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë finale, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar garuesit, ku edhe i kanë uruar suksese.