Muharremaj pas takimit me Kurtin: Nuk kemi ndasi, jemi në shërbim të qytetarëve

11.01.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje, gjatë ditës së martë është takuar me kryetarët e komunave për të biseduar ndër tjerash edhe për buxhetin e vitit 2023. Pas takimit me Kurtin, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar para mediave, raporton SuharekaOnline. Muharremaj ka thënë se kryetarët e komunave, pa dallim, normalisht që […]

Muharremaj pas takimit me Kurtin: Nuk kemi ndasi, jemi në shërbim të qytetarëve Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje, gjatë ditës së martë është takuar me kryetarët e komunave për të biseduar ndër tjerash edhe për buxhetin e vitit 2023.

Pas takimit me Kurtin, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar para mediave, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj ka thënë se kryetarët e komunave, pa dallim, normalisht që gjithmonë kanë kërkesa të ndryshme të cilat janë në të mirën e qytetarëve të saj, andaj para kryeministrit ai ka paraqitur disa nga kërkesat e tij, pasi që në çdo vit i shikon kërkesat e qytetarëve në fshatrat e Komunës së Suharekës, e poashtu edhe qeveria i shikon edhe kërkesat e kryetarëve të komunave,

“Duke e pa punën, do të thotë unë kur e punojë buxhetin për një vit kalendarik të Komunës së Suharekës, i shoh kërkesat e fshatrave qysh janë të mëdha, e njëashtu edhe Qeveria i kqyr kërkesat e kryetarëve të komunave, ne kemi kërkesa vazhdimisht krejt kryetarët e komunave, kuptohet që ka dallim komuna prej komunës” tha Muharremaj.

Ai ka njoftuar se para Kurtit ka paraqitur disa projekte të cilat janë të rëndësishme për Komunën e Suharekës siç është Damperi ku ka kërkuar të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të kthehet si pronë e komunës për arsye që të ndërtohet stadiumi i qytetit, salla sportive e qytetit, shërbimet publike të kalojnë të gjitha në atë zonë sepse Suhareka ka nevojë për një objekt të ri të zjarrfikësave, objekt të ekoregjionit, hidroregjionit e poashtu edhe për treg në mënyrë që të shkarkohet qyteti.

Ndër tjerash Muharremaj tha se ka prezentuar edhe projektin e Dragaqinës të cilin e konsideron të vlefshëm jo vetëm për qytetarët e Komunës së Suharekës po edhe për qytetarët e Komunës së Mamushës e Malishevës.

Muharremaj bëri të ditur se para kryeministrit ka cekur edhe një zonë ekonomike ku Komuna e Suharekës ka përfunduar projektin detal, i cili ka arritur vlerën 166 mijë euro, për të cilin thotë se kanë pasur donator një kompani dhe se pret nga qeveria ta ndihmojë në këtë drejtim pasiqë Komuna e Suharekës është e interesuar për zhvillim ekonimik.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është shprehur se buxheti nga qeveria duhet të ndahet për secilën komunë në bazë të numrit të banorëve.

“Nuk kemi ndasi, një kryetar i komunës është në shërbimin e qytetarëve, poashtu edhe një kryeministër është në shërbim të qytetarëve të gjithë Republikës së Kosovës pa dallim, buxheti duhet të ndahet në bazë të numrit të banorëve dhe në bazë të specifikave që kanë komunat” tha Muharremaj.