Fillojnë korrje-shirjet në Komunën e Suharekës

01.07.2022

Me vendim të kryetarit Bali Muharremaj është formuar shtabi komunal i korrje-shirjeve për vitin 2022. Detyrë e komisionit është që të bëjë mbikëqyrjen e korrje-shirjeve në tërë territorin e Komunës së Suharekës si dhe të bëjnë organizimin e punës për kryerjen e korrje-shirjeve për tërë lokacionet ku ka nevojë në territorin e komunës sonë. Fermerët […]

Fillojnë korrje-shirjet në Komunën e Suharekës Foto: Combine harvester working in the wheat field.

Me vendim të kryetarit Bali Muharremaj është formuar shtabi komunal i korrje-shirjeve për vitin 2022.

Detyrë e komisionit është që të bëjë mbikëqyrjen e korrje-shirjeve në tërë territorin e Komunës së Suharekës si dhe të bëjnë organizimin e punës për kryerjen e korrje-shirjeve për tërë lokacionet ku ka nevojë në territorin e komunës sonë.

Fermerët që dëshirojnë të përfitojnë subvencionimin për sasi – kg të dorëzuar në vlerë prej 0.03 €/kg duhet dorëzuar së paku 6000 kg grurë në mulli, sillose apo pika grumbulluese si dhe të pajisen me dëshmi mbi sasinë e grurit të dorëzuar.

“Qoftë një vit me rendimente të larta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Kryesues i këtij komisioni është emëruar drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Ardian Kotorri, anëtar Shaqir Kryeziu dhe Hajrush Suka.